DEL VIDEO / Momentet kur 23-vjeçari tentoi grabitjen në Shkozë me pistoletë lodër
Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë një subjekt për tranferta parash në zonën e Shkozës. Autori i kërcënoi punonjësit me një pistoletë lodër, por nuk ia doli të arrijë qëllimin, duke rënë në prangat e “bluve”. “Tentoi të vidhte në një subjekt për transferta parash në Shkozë, duke i kërcënuar punonjësit me një send në dukje armë zjarri (por plastike), por falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, autori u neutralizua dhe u vu në pranga. Sekuestrohet sendi i përdorur gjatë tentativës, i dyshuar si armë zjarri (por plastike). Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte hyrë në ambientet e një subjekti për transferta parash dhe, nën kërcënimin e një sendi që dyshohej se ishte...
Burimi:
javanews.al