Debate në seancën në GJKKO për ish-çiftin Meta, avokati i Kryemadhit: Çështja është politike, jo penale!
Avokati i Monika Kryemadhit, Redi Llanaj, ka paraqitur në gjykatë kundërshtimet ndaj akuzave të ngritura nga SPAK ndaj ish-deputetes, duke pretenduar se çështja nuk ka bazë penale dhe se hetimi është i motivuar politikisht. Gjatë seancës, Llanaj deklaroi se edhe vetë SPAK ka pranuar se blerja e vilës nuk lidhet me korrupsionin. “Vetë SPAK pranon se blerja e vilës nuk ka korrupsion. Kjo çështje nuk është juridike, por politike. Këtu nuk ka fakt penal. Prokurori është kthyer në një vegël”, u shpreh avokati. Deklarata solli ndërhyrjen e gjyqtarit Erion Bani, i cili i kërkoi avokatit të ruante solemnitetin e seancës dhe të shmangte terma që mund të cenonin institucionin e drejtësisë. Llanaj u përgjigj se fjala “vegël” nuk ishte fyese, por nënkuptonte “instrument”. Në vijim,...
Burimi:
syri.net