Danezët sollën dosjen për shqiptarët/ Mbushën Danimarkën me heroinë! Ekzekutohen 2 masa sigurie (EMRAT)
Autoritetet daneze kanë sjellë në Shqipëri provat për të goditur një grup të strukturuar kriminal të cilët kanë zhvilluar aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit heroinë në Mbretërinë e Danimarkës. Kjo veprimtari është shtrirë nga 1 tetor 2023 deri më 23 janar 2024, në 7 episode, gjatë të cilëve, anëtarët e grupit kriminal kanë importuar në Mbretërinë e Danimarkës heroinë përmes shtetit kufitar të Suedisë. Lënda narkotike e trafikuar, përgatitej për shitje në tregun danez, e përzierë me lëndë të tjera si paracetamol dhe kafeinë, me qëllim maksimizimin e fitimeve, informoi sot SPAK përmes një deklarate për median. Autoritetet daneze kishin regjistruar procedimin penal nr. 0100-71282-00102-23 në muajin gusht të vitit 2023. Operacioni u kodua “Operacioni Bacchus”. Ndërsa SPAK hapi...
Burimi:
syri.net