Dalin pamjet e festës me muzikë e alkool pas hekurave, shihni ç’bëhet në qelitë e të burgosurve VIP! Në krye Lul Berisha
Një videoskandal po qarkullon në rrjet, ku një grup të burgosurish festojnë brenda në një qeli në paraburgimin e Durrësit. Në videon e publikuar nga gazetari Flamur Vezaj në emisionin “MaShqip”, dallohen brenda qelisë personazhe të njohur të botës së krimit, të konsideruar edhe me rrezikshmëri të lartë, si ish-kreu i bandës së Durrësit Lul Berisha, Fehmi Mziu, Islam Kasa alias Mitralozi, të cilët po festojnë në qeli me telefon, alkool e lëndë narkotike. Në video, vihet re numri i lartë i të burgosurve që janë bërë bashkë brenda një qelie, një televizor i madh në sfond, si edhe muzikë për të kërcyer e gotat e mbushura me alkool. Lulzim Berisha dallohet në të majtë të videos, me bluzë me ngjyrë blu, i ulur në...
Burimi:
javanews.al