Dalin analizat! Studentët e Policisë u helmuan nga makaronat
56 studentët e Akademisë së Policisë janë helmuar nga ushqimi i gatuar nga kompania SORI-AL. Janë makaronat e ngarkuara me stafilokok koagulaze dhe E.coli, ato që dërguan në spital të rinjtë e policisë. Sipas mediave kanë qenë kushtet jo të mira higjieno-sanitare ato që ndikuan në zhvillimin e këtyre dy baktereve të rrezikshme. I njëjti produkt nga ISUV është analizuar edhe pa i gatuar dhe rezultatet e analizave treguan se makaronat e pagatuara ishin brenda standardeve të sigurisë ushqimore.
Burimi:
javanews.al