Çunat me muskuj në Zvërnec, Apeli mbyll në burg Artur Granin. ‘Arrest shtëpie’ për Gazmend Vathin

Çunat me muskuj në Zvërnec, Apeli mbyll në burg Artur Granin. ‘Arrest shtëpie’ për Gazmend Vathin

Nga Elton Qyno – Syri.net/ Gjykata e Apelit në Tiranë ka marrë në shqyrtim dosjen penale me të arrestuar 3 bodygardët e policisë private “Major Security”, Geraldo Biba, Artur Grani dhe Gazmend Vathi. Tre bodygardët e kontraktuar nga një shoqëri private që kishte marë lejë zhvillimi për ndërtimin e një kompleksi turistik në Zvërnec, u arrestuar nga policia e Vlorës për “Heqje të paligjshme të lirisë” kryer në bashkëpunim shoqëruar kjo me dhunë fizike. Pas shqyrtimit të Apelimit të 3 të arrestuarve, Gjykata e Apelit vendosi të lerë në burg Artur Granin, ndërsa kolegun e tij Gazmend Vathi, e ka lënë në masën e “arrestit në shtëpi”. Ndërsa tashmë në këto momente është marrë në shqyrtim apelimi i Geraldo Bibës i cili është lënë ne burg,...