“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të identifikuara në rrugët e vendit

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të identifikuara në rrugët e vendit

Prej datës 13 prill, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e brezit të sigurisë dhe krijimin e hapësirës së gjelbër në akset kryesore të vendit. Gjatë kësaj faze të parë të aksionit, subjektet po njoftohen për zënien e hapësirës dhe po ju jepet kohë të reagojnë vetë, pa ndërhyrjen e autoriteteve. Nëse pas 5 ditësh hapësira ende nuk është liruar, në terren do të ndërhyjnë forcat e policisë dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për të shembur apo hequr çdo objekt është është brenda kufirit rrugor. Deri tani, janë njoftuar 1.046 subjekte në akset kryesore. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, reagimi i qytetarëve ka qenë pozitiv dhe një pjesë e tyre kanë reaguar në kohë, duke i hequr...