Burgjet e Shqipërisë si dyqane celularësh/ Bastisen qelitë e Shkodrës: Ja sa telefona u gjetën!
Një operacion i befasishëm i shërbimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka zbuluar tre aparate celulare në qelitë e IEVP Shkodër, të cilat janë sekuestruar menjëherë dhe ka nisur puna për zbulimin e të burgosurve që i posedonin. Gjatë kontrollit në godinën 2, raportohet se janë gjetur tre aparate celulare dhe konkretisht në ambientet e dusheve është gjetur 1 aparat celular i markës Xiaomi. Ndërkohë, në lavanderi u gjetën 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular iPhone së bashku me dy fisha karikimi. “Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia për ndjekje të mëtejshme të procedurave”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Institucionet e vuajtjes së dënimit u janë nënshtruar prej dy javësh kontrolleve të...
Burimi:
javanews.al