Burg për dy rojet e sigurisë që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec!

Burg për dy rojet e sigurisë që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec!

Kanë dalë para Gjykatës së Vlorës edhe dy punonjësit e sigurisë private, Artur Grami dhe Gazmend Vathi, të arrestuar pas situatës në zonën e Zvërnecit. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanë qenë të përfshirë në tërheqjen zvarrë të një qytetari gjatë protestës kundër projektit në Zvërnec. Më herët, në burg është lënë edhe Geraldo Biba, punonjës i “Major Security”, i akuzuar për dhunimin e protestuesit.