Bashkëpunoi në vrasjen e dy personave/ Ekstradohet nga Franca 43-vjeçari shqiptar (EMRI)
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “The Wanted”. Një 43-vjeçar shqiptar ekstradohet nga Franca. Ky shtetas akuzohet sepse ka siguruar kushtet dhe mjete për vrasjen e 2 shtetasve. Sipas njoftimit zyrtar 43-vjeçari Alban Skonja gjithashtu rezulton pjesë e një grupi kriminal. Këtij shtetasi, Gjykata e Durrësit, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi A. S. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë (pjesëtarë të grupit kriminal), kanë planifikuar vrasjen e 2 shtetasve, duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë...
Burimi:
ntv.al