‘Banka e Rreme 2’/ Goditet skema e mashtrimit me SMS bankare, arrestohet 25-vjeçari holandez në Tiranë

‘Banka e Rreme 2’/ Goditet skema e mashtrimit me SMS bankare, arrestohet 25-vjeçari holandez në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Banka e Rreme 2”, në kuadër të goditjes së mashtrimeve online dhe krimit kibernetik. Sipas njoftimit zyrtar, autoritetet zbuluan një skemë mashtrimi të tipit “smishing”, ku qytetarëve u dërgoheshin mesazhe SMS në emër të një banke të nivelit të dytë, duke i ftuar të përditësonin të dhënat bankare përmes një linku të rremë që imitonte faqen zyrtare të institucionit financiar. Nga hetimet rezultoi se disa qytetarë ranë pre e mashtrimit duke dhënë të dhënat e tyre bankare. Pas ndërhyrjes së Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit I.K., 25 vjeç, me nënshtetësi holandeze, i dyshuar si autor i skemës...