Autori dhe pistat e hetimit/ Prokuroria zbardh vrasjen e Kevin Muharremit në Itali pas gjashtë muaj hetimesh

Autori dhe pistat e hetimit/ Prokuroria zbardh vrasjen e Kevin Muharremit në Itali pas gjashtë muaj hetimesh

Një plumb i vetëm, një nga disa të qëlluar nga një armë gjysmëautomatike ‘Beretta’ e kalibrit 6.75, vrau Kevin Muharremin, një 25-vjeçar shqiptar banor i Fucecchio në Itali, natën e “Shën Valentinit” më 14 shkurt, në Viale della Repubblica në Montecalvoli. 25-vjeçari shqiptar, banor i Fucecchio, ishte viktimë e vrasjes nga i dyshuari Renato Xyke, një 20-vjeçar shqiptar, që besohet se nuk veproi i vetëm. Ngjarja erdhi pas disa sherreve të mëparshme mes grupeve, shpërtheu në një lokal nate dhe më pas përfundoi me përleshje në një parking. Prokuroria italiane ka zbardhur dinamikën e krimit, detajet dhe pistat e dyshuara. Një plumb e goditi në anën e djathtë të fytit, duke i shkaktuar lëndime serioze në shtyllën kurrizore të qafës dhe më pas duke kompromentuar...