Autor i vjedhjeve të 12 kioskave në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari
Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi rezulton të jetë autor i 12 kioskave në Tiranë. Arrestimi i tij u bë i mundur nga efektivët e komisariatit numër 3. I riu, rezulton edhe autor i vjedhjes së një biçiklete. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 3, operacioni i koduar “Kioskat”. Zbardhen 12 raste të vjedhjes në këto subjekte. Identifikohet dhe kapet autori i rasteve, i dënuar më parë për vjedhje dhe për krime në fushën e narkotikëve. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje gjatë periudhës prill – maj 2026, në kioskat që administronin në zona të ndryshme në territorin në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 3, u finalizua operacioni i koduar “Kioskat”. Në...
Burimi:
vizionplus.tv