Automjete luksoze, pasuri të paluajtshme dhe…Konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri të Arbër Muçës

Automjete luksoze, pasuri të paluajtshme dhe…Konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri të Arbër Muçës

Arbër Muçaj, 36 vjeç, është personi ndaj të cilit autoritetet sekuestruan të mërkurën pasuri me vlerë rreth 1.8 milionë euro. Sipas policisë, dyshohet se këto pasuri janë përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë. Në listën e pasurive të sekuestruara përfshihen dy sipërfaqe toke arë, tre sipërfaqe toke truall, tre njësi shërbimi, një apartament dhe një vendparkim në Tiranë, si dhe 12 automjete të ndryshme dhe rreth 120 mijë euro në llogari bankare. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka njoftuar se konfiskimi u bë pas një hetimi të zgjeruar financiar dhe pasuror, ku u evidentua disproporcion i madh mes pasurisë së krijuar dhe të ardhurave të ligjshme. Analiza financiare konstatoi një disproporcion të...