Atentati në Lezhë/ Njëri nga autorët ishte në kërkim, vëzhguan çiftin që kur ishin në kafe

Atentati në Lezhë/ Njëri nga autorët ishte në kërkim, vëzhguan çiftin që kur ishin në kafe

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, mesditën e së dielës në fshatin Balldren. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se viktimat janë ndjekur që prej momentit të daljes së tyre nga banesa në zonën e Torovicës, përgjatë udhëtimit drejt Lezhës dhe gjatë ndalesës ku kanë konsumuar kafe në një lokal në dalje të qytetit. Në pamjet e fokusuara në kamera shihet automjeti tip “Audi A4” dhe “Golf 5” pa targa, të cilët ishin ndaluar në anë të rrugës pranë lokalit ku po qëndronte çifti i bashkëshortëve. Por kalimi i një makine policie duket se i ka trembur, dhe makina pa targa, në të cilën ndodheshin dy qitësit, ka lëvizur drejt zonës së Balldrenit dhe ka...