Atentati ndaj Arian Ndojës, SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn. Për Julian Meçen 35 vite

Atentati ndaj Arian Ndojës, SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn. Për Julian Meçen 35 vite

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë këtë të premte, më 8 maj, pretencën për Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçen, dy të pandehurit lidhur me antentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja (sot deputet) dhe Aleksandër Lahos, ngjarje nga e cila humbi jetën shoferi Andi Maloku. Gazetarja e Klan News Glidona Daci, raporton se prokurorët e SPAK-ut kanë kërkuar burgim të përjetshëm për Dervishajn, ndërsa për Meçen kanë kërkuar 35 vite burg. Pretenca u paraqit nga prokurori Adnan Xholi, në mungesë të dy të pandehurve. Kujtojmë se në atentatin e ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit u plagos ish-prokurori Arian Ndoja, Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i Sukthit dhe Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit i cili humbi...