Atentati i parandaluar në Sarandë/ Zbardhen emrat e dy të arrestuarve, policia i kapi me armë
Policia ka parandaluar një atentat të dyshuar në fshatin Gjashtë të Sarandës, ndërsa janë zbardhur edhe identitetet e dy prej personave të arrestuar. Bëhet fjalë për Sidorel Morisenin, 32 vjeç, dhe Alfred Kajan, 26 vjeç, të cilët dyshohet se ishin pjesë e një grupi që mund të përgatitej për një vrasje. Sipas hetimeve paraprake, Moriseni dhe Kaja ndodheshin në dy automjete të ndryshme dhe në një moment, pasi kanë ndaluar, kanë nisur të kontrollojnë armët që mbanin me vete. Pikërisht në këtë çast ka ndërhyrë policia duke bërë të mundur arrestimin e tyre. Pesë personat e ndaluar u kapën në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u vra në lokalin e tij në Qafë Gjashtë në muajin maj. Për këtë arsye, grupi...
Burimi:
ntv.al