As këtë herë! Ylli Zalla ‘u shpëton sërish’ kontrolleve të policisë

As këtë herë! Ylli Zalla ‘u shpëton sërish’ kontrolleve të policisë

Policia e Tiranës dhe forcat RENEA kanë zhvilluar një tjetër operacion gjatë natës në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, për të arrestuar Ylli Zallën, i shpallur në kërkim prej muajsh për arsenal armësh. Kështu bën me dije gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj. Edhe këtë herë, Zalla i ka shpëtuar arrestimit, pasi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, pavarësisht informacioneve të marra për vendndodhjen e tij. Nga kontrollet, policia ka gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se i përket atij. Në kërkim policor ka qenë i shpallur edhe vëllai i tij për llogari të Policisë së Lezhës, por burime bëjnë me dije se më vonë është lënë i lirë. 48-vjeçari është shpallur në kërkim që prej nëntorit të vitit të shkuar, i dyshuar se ka...