Artan Hoxha: Grupi që zhduku Ervis Martinajn lidhet edhe me ngjarjen në Rinas

Artan Hoxha: Grupi që zhduku Ervis Martinajn lidhet edhe me ngjarjen në Rinas

Zhdukja e ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, vijon të mbetet e pazbardhur nga autoritetet e vendit. Teksa po bëhen katër vite nga momenti kur ai u pa për herë të fundit, institucionet ligjzbatuese ende nuk kanë konfirmuar se çfarë ka ndodhur me biznesmenin. Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratat e babait të ish-bosit të lojërave të fatit, Mustafa Martinaj, i cili, sipas tij, ka dhënë emrat e vrasësve në GJKKO. “Babai i Ervis Martinajt po jep disa mesazhe. Batuta që tha ai herën e fundit ishte unë kërkoj kufomën e djalit, trupin e djalit, dhe këta merren me leckat e djalit tim. Kur ai thotë se kërkon trupin e djalit, nënkupton që i ka dhënë emrat e vrasësve në këtë moment. I ka...