Arrestohet pas dy vitesh Klementin Islamaj, hodhi babain nga shkallët duke i shkaktuar vdekjen pasi i vrau të ëmën me sopatë

Arrestohet pas dy vitesh Klementin Islamaj, hodhi babain nga shkallët duke i shkaktuar vdekjen pasi i vrau të ëmën me sopatë

Shtetasi 43-vjeçar Klementin Islamaj, nga fshati Shalës i Konispolit, ka rënë në prangat e policisë dy vite pasi hodhi babain e tij nga shkallët duke i shkaktuar vdekjen. Gjykata e sarandës, e ka dënuar Islamajn, me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”. Në gusht të 2024-ës, 43-vjeçari në një gjendje tepër të rënduar psikologjike, hodhi nga shkallët të atin, Hysen Islamajn, duke i shkaktuar vdekjen, pasi ky i fundit kishte vrarë me sopatë nënën e tij Shano Islamaj. Krimi i rëndë u regjistrua para fëmijëve të Klementin Islamajt, të cilët jetonin në banesë me gjyshërit. Njoftimi i policisë: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë vunë në pranga shtetasin...