Arrestohet në Vlorë i kërkuari për 82 kg kokainë në Spanjë, 30-vjeçari pjesë e grupit kriminal ndërkombëtar (EMRI)

Arrestohet në Vlorë i kërkuari për 82 kg kokainë në Spanjë, 30-vjeçari pjesë e grupit kriminal ndërkombëtar (EMRI)

Policia e Shtetit ka arrestuar një 30-vjeçar, si pjesë e një grupi kriminal që akuzohet për trafik të një kontejneri me kokainë, sekuestruar në shkurt të këtij viti në portin e Vigos në Spanjë. I riu është identifikuar si Klevi Kananaj. Njoftimi i plotë: Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit, ndërmjet homologëve spanjollë dhe shërbimeve të DFPO-së, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua operacioni i koduar “Operacionalja 93”. Gjatë kësaj faze u lokalizua në Vlorë, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi K. K., 30 vjeç, i lindur në Vlorë. Për këtë shtetas, autoritetet gjyqësore në Spanjë, më datë 03.03.2026, kanë lëshuar urdhër arresti, për veprën...