Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Final O’clock’, i cili ka goditur një rast të tregtimit të sendeve me vlerë të cilat dyshohen se mund të jenë të vjedhura jashtë shtetit dhe të kontrabanduara në Shqipëri. Në kuadër të operacionit është arrestuar shtetasi A.M., 39 vjeç, banues në Lezhë, i cili dyshohet se shiste në argjendarinë e tij bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, pa dokumentacion që provonte origjinën e tyre. Gjatë kontrollit në subjekt, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare sekuestruan 133 ora dore të markave luksoze pa dokumentacion shoqërues, bizhuteri floriri me peshë rreth 3.3 kilogramë pa faturat përkatëse të blerjes, si dhe 270.500 lekë dhe 2.700 euro, të dyshuara si të përfituara nga kjo...