Arrestohen në Dubai me qëllim ekstradimin në Shqipëri! 4 të akuzuar për drogë, njëri për mashtrim kompjuterik

Arrestohen në Dubai me qëllim ekstradimin në Shqipëri! 4 të akuzuar për drogë, njëri për mashtrim kompjuterik

Pesë shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Dubai me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. -Katër nga këta shtetas, konkretisht Kristo Qirici, 44 vjeç, Shkëlzen Kraja, 44 vjeç, Ilir Lazri, 30 vjeç, Aleks Pepaj, 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.   Ndërsa shtetasi Merxhan Çeliku, 34 vjeç, është i dyshuar për mashtrim kompjuterik. Gjithashtu, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false, informoi sot policia e shtetit.  Të arrestuarit ishin shpallur në kërkim nga SPAK. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri, të 5 shtetasve të kapur në Dubai.  Operacioni u kodua ‘The Wanted’.