Arrestohen dy efektivë të Policisë në Tiranë, AMP: U kapën duke marrë ryshfet nga një shofer!

Arrestohen dy efektivë të Policisë në Tiranë, AMP: U kapën duke marrë ryshfet nga një shofer!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të Policisë së Shtetit të Komisariatit Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal. Sipas njoftimit të bërë publik nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), bën të ditur se hetimi ka nisur menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale të disa pamjeve filmike, ku efektivët i morën para një drejtuesi mjeti, në mënyrë që të mos e penalizonin për shkeljen e kryer. Dy inspektorët e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë...