Arrestimi i policëve/Prona ku po ndërtohej në bregdet e Isuf Jaçajt, i vrarë në 2025

Arrestimi i policëve/Prona ku po ndërtohej në bregdet e Isuf Jaçajt, i vrarë në 2025

Operacion i zhvilluar në Sarandë zbuloi detaje të reja mbi një çështje që lidhet me një pronë ku disa ditë më parë u arrestuan 8 persona për ndërtim të paligjshëm. Sipas burimeve nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, prona ku po kryhej ndërtimi dyshohet se ka qenë e regjistruar në emër të Isuf Jacajt, i cili u vra në tetor 2025 pas një atentati me eksploziv të vendosur në automjetin e tij. Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se disa zyrtarë policie mund të kenë favorizuar grupe të ndryshme kriminale që veprojnë në zonë, duke ndikuar në mënyrën e trajtimit të çështjeve të pronësisë dhe aktivitetit të paligjshëm. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rolin e mundshëm të çdo zyrtari të përfshirë. Kujtojmë se operacioni i...