Arrest me burg për dy të rinjtë e akuzuar për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec

Arrest me burg për dy të rinjtë e akuzuar për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Nikollas Agollin dhe David Priftin, të arrestuar për plagosjen me armë zjarri të Brian Syzos, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Pogradec. Gjatë seancës gjyqësore, Nikollas Agolli ka pranuar se ka qenë ai që ka qëlluar me armë, por ka mohuar se ka pasur qëllim ta vriste të riun. “E bëra. E godita, por jo me qëllim për ta vrarë. E godita në këmbë që ai të kuptonte çfarë do të thotë të plagosesh dikë. Siç më rrahën mua dhe më plagosën me thikë vitin e kaluar. Kam qenë vetëm në makinë”, është shprehur Agolli para gjykatës. Sipas tij, ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm, duke pretenduar se vëllai i...