Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje dhe shitje të kokainës e kanabisit. Një 33-vjeçari me precedent penal i është gjetur pistoletë, krehër arme, 44 fishekë dhe kokainë e ndarë në doza. Në pranga edhe një 18-vjeçar në Dhërmi që u kap me kokainë e kanabis. Njoftimi i plotë: Goditen tre raste në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe shitjes së lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në qytet dhe në zonat bregdetare. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të këtyre lëndëve narkotike. Arrestohen 2 poseduesit, njëri prej tyre me precedent penal në fushën e narkotikëve. Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, masave dhe pranisë në të gjithë territorin e qarkut, me objektiv garantimin e sigurisë publike, mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe goditjen...
Burimi:
opinion.al