Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm rihapi në qershor hetimin dhe vendosi kryerjen e raporteve psikologjike për autorin dhe për të miturin tjetër, që mbeti i plagosur gjatë sherrit mes disa personave. Në dhjetor të vitit 2025, autori i mitur u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit dhe “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj një të mituri tjetër, i cili mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi më 18 nëntor të vitit 2024, pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet dhe tronditi opinionin publik.
Burimi:
opinion.al