Apeli i GJKKO ndryshon pjesërisht vendimin për sekuestrimet e pasurive në dosjen e AKSHI-t

Apeli i GJKKO ndryshon pjesërisht vendimin për sekuestrimet e pasurive në dosjen e AKSHI-t

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar pjesërisht vendimin e shkallës së parë lidhur me sekuestrimet preventive të vendosura në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Sipas vendimit të zbardhur më 2 qershor 2026, gjyqtari Florjan Kalaja shqyrtoi ankimimet e paraqitura nga disa persona nën hetim dhe subjekte private, duke vendosur heqjen e sekuestros për një pjesë të llogarive bankare, aseteve të kompanive dhe një pasurie të paluajtshme. Në bazë të vendimit, janë liruar nga bllokimi: Asetet e një shoqërie të lidhur me Gëzim Hoxhën, me vlerë 123.6 milionë lekë; Shuma prej 410.5 milionë lekësh dhe 94.4 milionë lekësh të lidhura me dy subjekte të ndryshme të Andis Papës; Asetet e kompanisë së Elision Jorgjit, me vlerë...