Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin Mariglen Qato
Apeli i Posaçëm ka liruar nga masa e sigurisë “arrest në burg” Mariglen Qaton, i pandehur në dosjen 5D. Sipas Apelit, Qato do të qëndrojë nën masën e sigurimit “arrest në shtëpi”. Vendimi u shpall këtë të hënë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, e cila pranoi ankimin e M.Q. kundër vendimit të Shkallës së Parë të GJKKO-së. Sipas vendimit, Qato urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij, ndërsa gjykata ka urdhëruar lirimin e tij nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet i ndaluar për ndonjë shkak tjetër. Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme (SPAK) është ngarkuar me ekzekutimin e vendimit. Njoftimi i GJKKO GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR SEKTORI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, STATISTIKAVE DHE MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN, MEDIAN DHE ME...
Burimi:
opinion.al