Antimafia italjane/ Mbi 18 milionë euro nga droga u shndërruan në ar, konfiskohen pasuri mbi 2 milionë euro në Itali dhe Kosovë

Antimafia italjane/ Mbi 18 milionë euro nga droga u shndërruan në ar, konfiskohen pasuri mbi 2 milionë euro në Itali dhe Kosovë

Autoritetet italiane kanë goditur dy skema të rëndësishme të kriminalitetit të organizuar, duke sekuestruar dhe konfiskuar pasuri me vlerë mbi 2 milionë euro në Itali dhe Kosovë. Hetimet kanë zbuluar se mbi 18 milionë euro të përfituara nga trafiku i drogës u konvertuan në shufra ari për të fshehur origjinën e paligjshme të parave, ndërsa një tjetër operacion nxori në pah lidhje të forta me trafikun ndërkombëtar të narkotikëve nga Shqipëria. Në operacionin e parë, me urdhër të Prokurorisë së Milanos – Drejtoria Kundër Mafias (DDA), Guardia di Finanza, përmes Komandës Provinciale të Milanos dhe Shërbimit Qendror të Hetimit mbi Kriminalitetin e Organizuar (SCICO), ekzekutoi në Kosovë një urdhër sekuestrimi pasurish me vlerë rreth 1 milion euro. Aksioni ishte rezultat i një hetimi ndërkombëtar të...