AMP operacion në Sarandë, ndalohet oficeri i Krimeve të Rënda

AMP operacion në Sarandë, ndalohet oficeri i Krimeve të Rënda

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur mbrëmjen e sotme një tjetër operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës. Burimet bëjnë me dije se deri tani është ekzekutuar një urdhër ndalimi ndaj një oficeri të seksionit të krimeve të rënda në Komisariatin e Sarandës, i dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Identiteti i efektivit nuk është bërë ende publik, ndërsa operacioni vijon dhe priten zhvillime të tjera në orët në vijim.