Akuzohet nga kolegu për abuzim seksual/ Reagon shqiptarja Lorna Hajdini: S’kam lidhje me këtë histori…
Pas lajmit se ka ngacmuar seksualisht me një kolegun e punës, drejtuesja ekzekutive në bankën e njohur amerikane, JPMorgan Chase, shqiptarja Lorna Hajdini, ka reaguar nëpërmjet mbrojtësit të saj ligjor. Lorna Hajdini i ka mohuar kategorikisht pretendimet, duke deklaruar përmes avokatëve se ‘nuk ka pasur kurrë sjellje të papërshtatshme dhe se nuk ka qenë asnjëherë në vendin ku pretendohet të ketë ndodhur ngjarja’. Bëhet fjalë për Chirayu Rana, 35 vjeç, aktualisht drejtues në një firmë investimesh, i cili ka ngritur një padi këtë javë, nën pseudonimin “John Doe”, ndaj Lorna Hajdini, drejtuese ekzekutive në bankën amerikane. Në padi, ai pretendon se ishte detyruar në marrëdhënie seksuale përmes presionit dhe kërcënimeve, akuza që u publikuan fillimisht nga Daily Mail, duke iu referuar dokumenteve gjyqësore që më...
Burimi:
syri.net