Aksion ‘blic’ në Vlorë, grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)
Këtë të martë, 9 qershor, është goditur një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë që operonte në Vlorë e Fier. Siç njofton Policia, në pranga janë vënë 6 persona, nga të cilët njëri ishte në kërkim ndërkombëtar. Ata u kapën në një lokal në fshatin Vranisht. Grupi, rezulton me aktivitet kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe në atë të narkotikëve. “Lëviznin të armatosur dhe me mjete të blinduara”, theksojnë blutë. Është arrestuar edhe autori i plagosjes së ndodhur dy ditë më parë në qytetin bregdetar. “U arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh.(A.), 52 vjeç, N. D.(Q.), 50 vjeç, M. B., 35 vjeç dhe A. D. alias A. Th. alias I. D., 51 vjeç, ky i fundit i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Italia,...
Burimi:
javanews.al