Aksidenti tragjik te TEG-u, viktima dhe i plagosuri rëndë dyshohet se janë shtetas egjiptianë
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e së mërkurës te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pasi një kamion pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga mbikalimi në aksin TEG–Elbasan. Burime bëjnë me dije se dy personat që ndodheshin në betoniere dyshohet se janë shtetas egjiptianë. Për këtë arsye, identiteti i tyre ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet. Njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë. “Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë...
Burimi:
javanews.al