Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, dy viktima dhe 12 të plagosur! Në gjendje të rëndë edhe të mitur

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, dy viktima dhe 12 të plagosur! Në gjendje të rëndë edhe të mitur

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i kësaj të marte në autostradën Durrës-Tiranë. Burime nga spitali bëjnë me dije se nga përmbysja e furgonit të linjës Berat-Tiranë, kanë humbur jetën dy persona, shoferi dhe një nga pasagjerët. Ndërkohë kanë mbetur të plagosur edhe 12 persona, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Mes të plagosurve janë edhe dy të mitur. Informacion mbi gjendjen e të lënduarve gjatë aksidentit në autostradën Tiranë – Durrës Në QSUT aktualisht ka 12 persona të lënduar, 7 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore. Një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete. /vizionplus.tv