Aksidenti/ Policia flet zyrtarisht, Radaçi ishte ndëshkuar për herë të fundit para 4 vitesh, tre akuza penale
Policia ka publikuar informacionin zyrtar, lidhur me aksidentin tragjik që i mori jetën dy fëmijëve pasditen e së dielës në Durrës, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:10, në rrugën “Ohri”, në lagjen nr. 15 të qytetit bregdetar. Sipas hetimeve paraprake, shtetasi Nikoll Radaçi, 57 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Mercedes-Benz ML”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga dhe përplasur tre fëmijë të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën shtetasit e mitur E. M., 12 vjeç, dhe K. N., 10 vjeç. Ndërsa i mituri tjetër, 8 vjeç, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e...
Burimi:
javanews.al