Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

Policia ka përditësuar informacionin zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur rreth orës 15:00 në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia. Sipas sqarimit të fundit, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas, drejtuesi i autobusit, R. H., 36 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë. Gjithashtu, janë dëmtuar 12 pasagjerë, nga të cilët 7 ndodhen në gjendje të rëndë dhe 5 kanë pësuar lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë të lënduarit po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitale të ndryshme. Autoritetet sqaruan se konfuzioni fillestar mbi numrin e viktimave dhe të plagosurve erdhi për shkak të situatës së rënduar në vendngjarje dhe transportimit të të lënduarve në disa spitale. Një fëmijë, i raportuar fillimisht si viktimë pasi mbërriti pa...