Aksidenti me 2 viktima/ Brataj: 4 të plagosur në sallën e operacionit, mes tyre një i mitur

Aksidenti me 2 viktima/ Brataj: 4 të plagosur në sallën e operacionit, mes tyre një i mitur

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur mesditën e sotme pranë QTU-së, ku një furgon i linjës Berat–Tiranë doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal. Sipas të dhënave paraprake, nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, bëri të ditur se katër prej të lënduarve ndodhen në sallën e operacionit, ndërsa mes tyre është edhe një i mitur, gjendja shëndetësore e të cilit paraqitet e rëndë. “Katër të lënduar ndodhen në sallën e operacionit, mes tyre edhe një i mitur”, u shpreh Brataj. Sipas tij, në spital po marrin trajtim mjekësor nga 10 deri në 14 persona...