Aksidenti ku humbën jetën dy fëmijë, pezullohen nga detyra tre drejtues të Policisë Durrës
Pas aksidentit tepër të rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, sot në 4 maj ka reaguar Policia e Shtetit. Në një njoftim për mediet, policia shprehet se nisur nga rasti tragjik, është pezulluar nga puna drejtori i Policisë Vendore të Durrësit, Afrim Tafa. Po ashtu është pezulluar zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, kryekomisar Zija Sulaj si dhe shefi i Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, kryekomisar Kreshnik Skëndo. Njoftimi i Policisë së Shtetit: Nisur nga aksidenti shumë i rëndë i ndodhur dje, në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit humbën jetën 2 të mitur dhe u dëmtua një tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë...
Burimi:
javanews.al