Aksidenti i rëndë në Tiranë – Durrës, përmbyset autobusi/ Humbi jetën shoferi, fëmija u rikthye në jetë! Nga 12 të plagosur, 7 rëndë

Aksidenti i rëndë në Tiranë – Durrës, përmbyset autobusi/ Humbi jetën shoferi, fëmija u rikthye në jetë! Nga 12 të plagosur, 7 rëndë

Një viktimë dhe 12 të plagosur! Ky është bilanci i aksidentit të ndodhur në orën 15:00 në , në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia, ku një microbus ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.  Bilanci konfirmohet nga policia me një njoftim të orës 18:00.  Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas, konkretisht drejtuesi i autobusit, shtetasi R. H., 36 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë. Nga të dëmtuarit, 7 shtetas janë në gjendje të rëndë, ndërsa 5 të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë të dëmtuarit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Një fëmijë, i cili mbërriti në spitalin privat pa shenja jete dhe fillimisht u raportua si viktimë, u rikthye në...