Aksidenti i rëndë në Shkodër, përplasen dy makina humb jetën 62 vjeçari që po lëvizte me biçikletë

Aksidenti i rëndë në Shkodër, përplasen dy makina humb jetën 62 vjeçari që po lëvizte me biçikletë

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës, ku një person 62 vjeç,  ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur rëndë. Syri Tv ka siguruar videon që tregon momentin e aksidentit, ku sic duket, viktima ka qenë duke lëvizur me biçikletë në anën e rrugës, kur një makinë tip 'Benz' që drejtohej nga Adnand Galica e përplas me shpejtësi, ndërsa më pas Benzi merr para edhe një mjet tip ford qe drejtohej nga Fatbardh Lishi, ndërsa biçikleta ka 'fluturuar' disa metra. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe fatale për drejtuesin e bicikletës, Shkëlqim Krasniqi, i cili ka nderruar jetë në vendngjarje. Gjithashtu nga aksidenti i rëndë u plagosën rëndë dy drejtuesit...