Aksidenti i betonieres në rrethrrotullimin e TEG/ Autoritetet: Egjiptianët nuk kishin patentë
Dy punonjësit egjiptianë, të cilët humbën jetën pasditen e së mërkurës në një aksident të rëndë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, nuk rezultonin të pajisur me leje drejtimi. Sipas informacionit të Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), njëri prej viktimave ishte drejtuesi i kamionit pompë betoni, ndërsa tjetri ishte pasagjer në mjet. Kamioni, pas përplasjes me një automjet, doli nga rruga dhe ra nga lartësia në autostradë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave. DPSHTRR bëri të ditur se dy punonjësit nuk kishin leje drejtimi dhe gjithashtu nuk ishin të pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) për profilin “Automakinist”, e cila kërkohet për drejtimin e mjeteve të caktuara profesionale. Po ashtu, sipas autoriteteve, ata nuk kishin paraqitur dokumentacion për njohjen e aftësive profesionale për drejtimin e...
Burimi:
ntv.al