Aksidentet në rrugë, shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës

Aksidentet në rrugë, shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës

Makinat shtohen përditë në rrugët tona, e bashkë më to dhe aksidentet. Drejtues mjetesh që nxitojnë, nuk respektojnë rregullat në rrugë,  semaforët, vijat e bardha e jo pak herë drejtojnë makinën të alkoolizuar. Aksidentet rrugore në vendin tonë  mbeten shkaqet kryesore të traumave dhe humbjeve të jetës. Nga janari deri më tani janë shënuar mbi 1900 aksidente rrugore, ku një pjesë e tyre për fat të keq kanë përfunduar me humbje jete. Sipas një studimi të kryer nga Urgjenca Kombëtare, Tirana mban vendin e parë për numrin më të lartë të aksidenteve. Orari i drekës dhe ai i daljes nga puna të administratës është koha e pikut të aksidenteve në kryeqytet. Por përse ndodh kjo sipas Skënder Bratajt, kreut të urgjencës ? Ndërsa në orët...