Aksident tragjik në Tropojë/ Ndërron jetë në spital drejtuesi i motorit
Aleks Uka ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi u aksidentua gjatë ditës së sotme në segmentin rrugor Fushë Arrëz-Bajram Curri, në fshatin Porav. Fillimisht u raportua se aksidenti kishte ndodhur nga përplasja mes një motori dhe një automjeti tip fuoristradë, por verifikimet e kryera nga policia në vendngjarje kanë nxjerrë një tjetër dinamikë të ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, Uka ka humbur kontrollin e motorit me të cilin udhëtonte dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Automjeti fuoristradë që u përmend fillimisht në raportimet e para nuk ka qenë pjesë e aksidentit, por drejtuesi i saj është ndalur për t’i dhënë ndihmë të plagosurit. Pas përplasjes, Aleks Uka është transportuar fillimisht në spitalin e Bajram Currit dhe më pas është...
Burimi:
ntv.al