AKSIDENT TRAGJIK NE LIBRAZHD, 1 VIKTIME
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, në fshatin Hotolisht, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi një gur i shkëputur nga mali ka rënë mbi automjetin që ai drejtonte. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 22:30 dyshohet se një gur është shkëputur nga mali dhe ka goditur automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan. Si pasojë e goditjes, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave dhe shkaqeve të këtij rasti.
Burimi:
ntv.al