Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë
Një aksident është regjistruar pranë Syrit të Kaltër, në Bashkinë Finiq, ku dy persona, njëri prej tyre shtetas i huaj, janë rrëzuar me motor në një humnerë rreth 15 metra në anë të rrugës. Sipas informacioneve paraprake, dy qytetarët po lëviznin me motor në aksin pranë zonës turistike, kur në rrethana ende të paqarta kanë humbur kontrollin e mjetit dhe kanë përfunduar jashtë rrugës. Fatmirësisht, nga aksidenti të dy kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e MZSH-së, strukturat e Policisë dhe Urgjenca Mjekësore, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e tyre nga zona ku kishin rënë. Pas operacionit të shpëtimit, të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit të Sarandës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen...
Burimi:
vizionplus.tv