Aksident në Shkodër – Kamioni përplas kalimtarin, humb jetën 78 vjeçari
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në lagjen “Liria”, të Shkodrës. Ka qenë ora 16:00 kur një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin Haki Bajrami, 78 vjeç. Viktima, është gjetur pa ndjenja nga kalimtarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Në vendngjarje kanë mbetur vetëm disa monedha, që i përkisnin viktimës dhe njëra prej këpucëve, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Burimi:
syri.net