Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në zonën e njohur si Poçem. Sipas informacioneve të para, dy automjete të tipit “Ford” janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur. Forcat e Policisë së Shtetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë siguruar zonën dhe po menaxhojnë qarkullimin rrugor. Ndërkaq, të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa grupi hetimor i Policisë po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit, përfshirë shkaqet e tij.