Aksident në Kukës, makina del nga rruga dhe përplaset me një mur, lëndohen dy fëmijë
Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën “Dituria” në Kukës. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e automjetit, shtetasja me iniciale V. D., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një subjekti. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar lehtë dy pasagjerët, fëmijët e drejtueses së automjetit, të moshave 10 dhe 7 vjeç. Ata morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas u larguan drejt banesës. Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:30, në rrugën “Dituria”, shtetasja V. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një subjekti. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerët, fëmijët e drejtueses së...
Burimi:
syri.net